Zbulohet strategjia e Realit

Futboll

Zbulohet strategjia e Realit

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 12:24
Zbulohet strategjia e Realit

Brahim Diazin, ashtu si Rodrigon dhe Vinicius Xhuniorin, e kërkonte e gjithë Europa, por ai do të luajë te Reali i Madridit. Klubi madrilen vazhdon të jetë zgjedhja e parë për të rinjtë, edhe pse jemi në epokën e sheikëve dhe në kohën kur futbolli është bërë një biznes i çrregullt.

Por, fuqia e “mbretit” të Europës vazhdon të jetë ende joshëse për të rinjtë dhe ka ndihmuar përgjegjësit e merkatos së bardhezinjve për të transferuar lojtarët, të cilët i ka dashur gjysma e planetit. Ndodhi pikërisht kështu me Viniciusin dhe Rodrigon. I pari, që sot mban fanellën me numrin 28 në Madrid u transferua kur ishte 16 vjeç për një vlerë 45 milionë euro. Një shifër që duket e madhe, por duhej për të shmangur interesimin dhe sulmet e bëra nga PSG-ja, Siti apo Junajtid. E njëjta gjë ndodhi edhe me Rodrigon, për të cilin luftoi fort Barcelona deri në momentet e fundit. Ai do të zbarkojë në Spanjë në sezonin e ardhshëm dhe ishte një nga lojtarët që iluzionon më së shumti drejtuesit madrilenë.

“Talent i pastër dhe me sens goli”, bëjnë me dije nga “Bernabeu”, pavarësisht se patën shumë presion, pasi arritën marrëveshjen me të. Strategjia- Strategjia e Realit është e qartë. Është duke përfituar nga cikli fitues që kanë pasur gjatë kësaj kohe për të afruar lojtarë të rinj, të cilët marrin eksperiencë, duke luajtur me kampionët. Ramos, Varan dhe Marselo erdhën te Reali kur nuk ishin as 20-vjeçarë dhe kanë qenë baza e mbrojtjes së “galaktikëve” në fitoret e 4 Champions-ave.

Dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për lojtarë si Isko dhe Benzema që u transferuan në Madrid kur ishin 21 vjeç apo dhe Kasemiro, i cili ishte 20 vjeç kur u transferua nga Sao Paolo. Disa shkëlqyen shpejt, ndërsa të tjerë më vonë. Por, ishin vendimtarë në suksesin madrilen. Brahim (do të transferohet në janar nëse nuk prishet akordi mes Realit dhe Sitit), Rodrigo dhe Vinicius janë të rinj dhe do të kenë mundësinë të rriten në një grup fitues. Merkato e Realit është e qartë, të afrojë sa më shumë talente dhe mendon se kjo është politika e duhur. Por nuk janë të vetmit, sepse në listë janë lojtarë si De Ligt, Foden, Klajvert, AleksandërArnold, Mbape dhe Donaruma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat