Shaqiri si bombë përkrah Firminos e Salahut! Notë për keqardhje për Xhakën e Mustafin!

Futboll

Shaqiri si bombë përkrah Firminos e Salahut! Notë për keqardhje për Xhakën e Mustafin!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 12:49
Shaqiri si bombë përkrah Firminos e Salahut! Notë për keqardhje për Xhakën e Mustafin!

Askush se kishte pritur fitoren bindëse me rezultat 5:1 të Liverpoolit karshit rivalit të madh Arsenalit. Futbollistët e Liverpoolit bënë lojë të madhe, kurse Arsenali nuk ishte në ditën e tij. Si gjithmonë portali britanik “Daily mail” vlerëson me nota lojtarët, ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është sikur bombë me lëvizjet e tij në fushë, gjithnjë përkrah Mohamed Salah dhe Roberto Firmino.

Shaqa u vlerësua me notën 7.5, kurse Firmino me 8.5 e Salah me 8. Shaqiri luajti tërë takimin, kurse mbrojtësi Mustafi dhe mesfushori Xhaka kësaj radhe me shokë nuk iu shkoi si duhet dhe është për keqardhje edhe notimi i dobët i tyre. Mustafi luajti deri në minutën e 46-të, kurse Xhaka përgjatë gjithë sfidës, u vlerësuan me notën 4.     

Nota e lojtarëve sipas “Dyila maily”: Liverpool (4-2-3-1): Alisson 7; Alexander-Arnold 7, Lovren 7.5, Van Dijk 7.5, Robertson 8 (Clyne 83’ 6); Wijnaldum 7 (Lallana 78’ 6), Fabinho 7; Shaqiri 7.5, Firmino 8.5, Mane 7 (Henderson 62’ 6); Salah 8.

Arsenal (3:4:3): Leno 6; Lichtsteiner 6, Sokratis 5, Mustafi 4 (Koscielny 46’ 5); Maitland-Niles 7.5, Torreira 4, Xhaka 4, Kolasinac 4 (Guendouzi 80’ 5); Ramsey 6, Aubameyang 5 (Lacazette 71’ 5), Iwobi 7.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat