Kante i siguron fitoren Chelseas

Futboll

Kante i siguron fitoren Chelseas

Nga: K. Goca Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 14:46
Ilustrim

Chelsea importon tri pikë të vlefshme nga stadiumi “Selhurst Park” në Londër! Derbi londinez u karakterizua me një lojë të mirë dhe vetëm me një gol. Chelsea e mposhti me rezultat 1:0 Crystal Palacen, në ndeshjen e javës së 20-të të Premier League.

Të kaltrit e përmbyllin vitin me fitore dhe në vend të katërt me 43 pikë, 11 me pak se lideri Liverpooli. Në minutën e 51-të, David Luiz nga një largësi për mrekulli pasoi për N'Golo Kante i cili gjendet në 16-sh, me një lëvizje mjeshtërore nga afërsia shënon për fitoren e madhe, 0:1.

Chelsea ka pasur ecuri të mirë për 20 javë, 13 fitore, 4 barazime e 3 humbje, kurse Crystal Palace zënë vendin e 14-të me 19 pikë (5 fitore, 4 barazime e 11 humbje).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat