Bernardo Silva ndër më produktivët tek Man City

Futboll

Bernardo Silva ndër më produktivët tek Man City

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 15:51
Bernardo Silva

Edhe pse jo në pozitën e parë, Manchester City po kalon një sezon të jashtëzakonshëm.

Skuadra e Pep Guardiolas mund ta mbyllë  gjysmë sezonin e parë me 47 pikë nëse ruan epërsinë e krijuar aktualisht ndaj Southampton.

Në golin e realizuar nga “Citizens” në ndeshjen ndaj Southampton, të cilin e realizoi David Silva, protagonist ishte edhe Bernardo Silva.

Reprezentuesi portugez ishte asistues tek ky gol, pasi depërtoi për mrekulli nga krahu i djathtë,

Kësisoj, Bernardo është bërë pjesëmarrës në 10 gola nga 19 paraqitjet e tij këtë edicion në Premierligë, duke shënuar pesë herë dhe duke asistuar pesë të tjera.

Ai ka barazuar totalin e tij nga sezoni 2017/18, në të cilin kishte plotë 35 paraqitje, ku kishte realizuar gjashtë herë dhe kishte asistuar katër herë.

Shihet qartë progresi i madh dhe arsyeja që Guardiola po i beson pozitën e startuesit mesfushorit portugez

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat