Manchester City kthehet në binarë, gjunjëzon Southamptonin

Futboll

Manchester City kthehet në binarë, gjunjëzon Southamptonin

Nga: K. Goca Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 17:01
Manchester City kthehet në binarë, gjunjëzon Southamptonin

Manchester City kthehet në binarë! Gjithçka përfundoi për 45 minutat e parë, kur Manchester City bëri lojë shumë të mirë dhe tundi tri herë portën e vendasve, Southamptonit. Manchester City ngadhënjeu me rezultat 3:1 dhe kësisoj kalon në vend të dytë me 47 pikë, ka shtatë me pak se lideri Liverpooli.

Në minutën e 10-të, futbollisti David Silva nga afërsia shënon për 0:1, por vendasit shumë shpejt barazuan shifrat 1:1 fal golit të Pierre-Emile Hojbjerg pikërisht në minutën e 37-të. Fundi i pjesës së parë ka qenë fatal për vendasit, kur dy herë shënuan kampionët në fuqi. James Ward-Prowse shënon autogol në minutën e 45-të dhe Sergio Aguero vulosi fitoren në 1:3 në minutën e 45+3. Southampton nuk i ka punët mirë, për faktin se renditen në vend të 17-të me 15 pikë pas 20 jave në Premier League. Burnley shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër West Hamit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat