Gerrard: Historia ime me Liverpoolin

Futboll

Gerrard: Historia ime me Liverpoolin

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 18:31
Gerrard: Historia ime me Liverpoolin

Steven Gerrard, fitues i freskët i derbit kundër Celtic në Skoci, ka dhënë një intervistë për "Telegraph". Në të vërtetë është bërë fjalë për një bashkëbisedim me ish-shokun e tij të skuadrës te Liverpool, Jamie Carragher.  

Për këtë arsye, nuk mund të mungonin komentet për ekipin që drejtohet aktualisht nga Jurgen Klopp. Liverpool po zhvillon një sezon shumë të mirë, duke kryesuar kampionatin dhe duke siguruar një vend në 1/8-at e Champions League.

Ndoshta, pasi aventura e trajnerit gjerman me "Të Kuqtë" të përfundojë, vendin e tij mund ta marrë ish-kapiteni i klubit anglez. Gjithsesi, për momentin Gerrard nuk duket se mendon për një gjë të tillë. 

"Nuk e shikoj veten në drejtim të Liverpool, të paktën për momentin. Nuk është e thënë se meqë ke qenë një lojtar i madh me një klub, ke të drejtën të bëhesh trajneri i ardhshëm i atij ekipi. Historia ime me klubin nuk do të thotë se jam njeriu i duhur për të zëvendësuar Klopp, nëse dhe kur të largohet. Jam i përqendruar vetëm te Rangers", ka thënë Gerrard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat