Vit interesant i Kosovës, me ndryshime e suksese dhe me dhimbje!

Futboll

Vit interesant i Kosovës, me ndryshime e suksese dhe me dhimbje!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 19:33
Vit interesant i Kosovës, me ndryshime e suksese dhe me dhimbje!

Viti 2018 do të mbahet mend si vit me kthesa të mëdha në futbollin e Kosovës! Pas shumë vuajtjeve për stadium, më në fund u rinovua stadiumi “Fadil Vokrri” dhe Kombëtarja e Kosovës e zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare pikërisht me 10 shtator dhe e nisi me fitore me rezultat 2:0 ndaj Ishujt Faroe. Pas dy viteve të zhvillimit të ndeshjeve herë në Shkodër e herë në Elbasan, më në fund u kthyen në Prishtinë!

E veçanta tjetër ishte emërimi i zviceranit Bernard Challandes selektor i Kombëtares së Kosovës, pra me 2 mars të këtij viti, duke ardhur në vend të Albert Bunjakut! Ecuria e tij shkoi për mrekulli, duke dominuar takimet në miqësore, me 24 mars mundi me 1:0 Madagaskarin, pastaj me 27 mars e mposhti me 2:0 Burkina Fason dhe me 29 maj e gjunjëzoi me 3:0 Shqipërinë. Pas miqësoreve vijnë ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve, Kosova në grupin 3 dhe në Divizionin D në grup me Azerbajxhanin, Maltën, Ishujt Faroe. Kosova e nisi me barazim në Baku 0:0 me Azerbajxhanin pikërisht me 7 shtator, pas tre ditëve (me 10 shtator) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ e mundi me 2:0 Ishujt Faroe.  Me 11 tetor e mposhti me 3:1 Maltën dhe me 14 tetor si mysafir luajti 1:1 me Ishujt Faroe.

Muaj nëntor ka qenë i artë, fituan si mysafir me rezultat bindës 5:0 kundër Maltës, pra me 17 nëntor dhe me 20 nëntor festë në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova shemb me 4:0 Azerbajxhanin, në ndeshjen si finale. Kosova zuri vendin e parë me 14 pikë, me goldallim 15:2, pesë pikë më shumë se Azerbajxhani dhe siguruan vizën për në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, ku ndeshen me Maqedoninë, në luftë për të siguruar biletën direkt për në Kampionatin Evropianë.

Me 2 dhjetor Kosova mësoi rivalët edhe për Kampionatin Evropian, ku është në grupin A me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë, Malin e Zi. Me 9 qershor Kosova në pikëllim, papritur ndërroi jetë legjenda e futbollit, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri. Dhimbje kudo, askush nuk mund të besonte për ikjen e hershme e të papritur të 9-shit të gjeneratës së artë të Prishtinë. Me 10 qershor varroset Fadil Vokrri, me nderim me të larta shtetërore! Pas një kohe mbahet Kuvendi Zgjedhor i jashtëzakonshëm i FFK-së dhe Agim Ademi u zgjodh kryetar i ri i FFK-së. Vit interesant, me suksese dhe me dhimbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat