Sergio Ramos e mbyll vitin 2018 pa asnjë karton të kuq

Futboll

Sergio Ramos e mbyll vitin 2018 pa asnjë karton të kuq

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 20:14
Sergio Ramos

Qendërmbrojtësi i Real Madridit dhe Kombëtares së Spanjës, Sergio Ramos, është lojtari i cili është ndëshkuar më së shumti herë me kartonë të kuq në histori të La Ligës, Champions Leagues si dhe me ekipin kombëtar.

Mirëpo, viti 2018 është më ndryshe për kapitenin e “Los Blancos”, pasi që ai e mbyll vitin pa asnjë karton të kuq.

32-vjeçari është ndëshkuar me karton të kuq plot 24 herë në karrierën e tij 16-vjeçare si futbollist.

Në 19 raste ai është ndëshkuar në La Ligë, tri herë në Ligën e Kampionëve dhe dy herë në Copa del Rey.

Kartonët e kuq të Ramosit sipas viteve:

2005: 3
2006: 2
2007: 1
2008: 3
2009: 1
2010: 2
2011: 0
2012: 2
2013: 4
2014: 1
2015: 0
2016: 2
2017: 3
2018: 0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat