Tare e humb durimin, reagon ashpër

Futboll

Tare e humb durimin, reagon ashpër

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 20:17
Igli Tare

Askush te Lazio nuk po e kapërdin situatën absurde që është krijuar rreth kësaj skuadre, e cila e sheh veten sistematikisht të dënuar nga vendimet e dyshimta të gjyqtarëve. Edhe në sezonin e kaluar, Lazio u përball me probleme të të njëjtit lloj, ndaj tashmë Igli Tare nuk duron më, pasi sheh se puna që ka zhvilluar gjatë këtyre viteve, po shkatërrohet nga këto vendime.

“Nëse Lazio po bezdis dikë, na e thoni, mjafton ta dimë! Pas gjithë atyre gabimeve të vitit të kaluar po rifillojmë edhe një herë. Nuk mund të vazhdohet kështu! Penalltia e Belotit? Nuk ekzistonte. Nëse e jep, është dhjetë herë  më e dukshme e ajo e Acerbit”, ishin fjalët e Tares që janë publikuar sot në mediet italiane.

Në sezonin e kaluar, Tare u përplas shpesh edhe me zyrtarët e ndeshjeve apo edhe me gjyqtarët, të cilët kishin gabuar në vendimet e tyre në dëm të bardhekaltërve, situata të cilat sollën edhe ndëshkime e pezullime për drejtuesin shqiptar të Lazios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat