Liverpool po tenton të nënshkruaj marrëveshje gjigante

Futboll

Liverpool po tenton të nënshkruaj marrëveshje gjigante

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 21:30
Foto

Liverpool po mendon të bëjë disa marrëveshje të reja.

Jo vetëm me lojtarët, por Liverpool po mendon të bëjë disa ndryshime edhe me sponsorët kryesor.

Skuadra angleze dëshiron të kthehet te maraka e njohur, ‘Adidas’, pasi Manchester United fiton 80 milionë euro në sezon nga ajo marrëveshje, 

Liverpool dëshiron ta bëjë një balancim të marrëveshjes, pasi aktualisht fiton mbi 50 milionë euro nga sponsorët e tyre në fanella.

Të kuqtë duan që marrëveshja të ri-arrihet me ‘adidas’ dhe të fitojnë përafërsisht sa ‘Djajtë e Kuq’.

‘Adidas’ do ta kundërshtoj atë marrëveshje, nëse Liverpool nuk arrin ta fitoj së paku Premierligën.

Kujtojmë se marrëveshja aktuale me sponsorët e fanellvae te Liverpool skadon në fund të këtij sezoni, andaj ‘adidas’ është favorit për ta marrë në dorë dizajnin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat