Hazard te Real Madrid, Chelsea e transferon yllin e Juventusit

Futboll

Hazard te Real Madrid, Chelsea e transferon yllin e Juventusit

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 11:05
Eden Hazard

Tashmë është bërë e ditur se Eden Hazard e do kalimin te Real Madrid.

Eden Hazard ka bërë të ditur se ëndrra e tij është që të luajë të Real Madrid, andaj në fund të këtij sezoni dëshiron të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’.

Maurizio Sarri ka kërkuar nga Cheslea që të gjej një zëvendësues të denjë për belgun,

Sipas mediumit spanjoll numri 10 i bardhezinjve, i mbyllur nga transferimi i Cristiano Ronaldo-s te bardhezinjtë, po mendon të vlerësojë ofertat që mund t’i vijnë nga jashtë Italisë.

Siç ka shkruar ‘Don Balon’, Dybala nuk ndihet më mirë në krah të yllit portugez. Golat e pakët dhe disa qëndrime në stol e kanë bërë të ndihet i parëndësishëm për projektin e bardhezinjve dhe një ofertë nga një klub i rëndësishëm mund ta rindezë entuziazmin e argjentinasit.

Chelsea ka filluar kontaktet me agjentin e sulmuesit argjentinas, që mund të kaloj në ‘Stamford Bridge’ nëse merr një pagë të majme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat