Interi do ta blejë Keitan

Futboll

Interi do ta blejë Keitan

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 13:53
Keita Balde

Futbollisti senegalez po bën paraqitje të mira me zikaltërit.

Keita Balde ka filluar të adaptohet në skuadrën e Interit dhe në xhirot e fundit ka qenë vendimtar në rezultatet e skuadrës.

Keita është në huazim tek Interi nga skuadra e Monacos, e cila kërkon 34 milionë euro në rast se zikaltërit duan ta marrin përfundimisht atë.

Agjenti i futbollistit, Roberto Calenda është i bindur se Interi do të paguajë këtë shifër dhe do ta blejë atë në fund të stinorit.

“Interi do të gjejë një rrugë për të nënshkruar me Keitan. Ka kohë ende prej tash e deri në muajin maj”, ka deklaruar Calenda.

“Çmimi i tij është 34 milionë euro, po këto janë shifra që paguhen për lojtar të këtij kalibri”.

“Nëse Keita vazhdon të bëjë atë që duhet, nuk kam dyshim se ai do të qëndrojë tek Inter”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat