Nuk po luan te Liverpool, Moreno drejt rikthimit te Sevilla

Futboll

Nuk po luan te Liverpool, Moreno drejt rikthimit te Sevilla

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 14:17
Alberto Moreno

Mbrojtësi spanjoll nuk është i lumtur te skuadra angleze.

Alberto Moreno do të largohet nga Liverpool pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jurgen Klopp.

Vetë futbollisti është ankuar para pak ditësh për mungesën e minutave që po ka në dispozicion, duke bërë që skuadrat e interesuara për të, të nisin të bëjnë lëvizje.

Sevilla, klub me të cilin Moreno ka luajtur para se të transferohej në Anfield, ka shprehur interesim për ta kthyer përsëri gjatë afatit kalimtar të janarit.

The Sun raporton që skuadra andaluziane e kërkon 26 vjeçarin në formë huazimi me të drejt blerjeje në fund të stinorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat