Ronaldo: Nuk jam i fiksuar nga trofetë individualë

Futboll

Ronaldo: Nuk jam i fiksuar nga trofetë individualë

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 16:53
Cristiano Ronaldo

Nuk jam i fiksuar pas çmimeve individuale, thekson Cristiano Ronaldo të cilit Topi i Artë 2018 i iku nga duart pasi e kishte fituar pesë herë, në një intervistë të publikuar sot nga e përditshmja sportive “Record”.

“Nuk jam i fiksuar me çmimet individuale. Më e rëndësishme është të fitosh trofetë kolektive dhe të ndihmosh ekipin. Pjesa tjetër vjen normalisht”, shpjegon Ronaldo, që është përcaktuar nga “Record” si personaliteti sportiv i vitit 2018.

“Nuk mendoj gjithë kohën të thyej rekorde. Punoj mbi të gjitha që të ndihmoj klubin dhe të jem në nivelin më të mirë”, vazhdoi ai duke shtuar se sfidat janë gjithnjë e më të vështira.

Sipas Ronaldos, “niveli teknik, taktik dhe fizik i të gjitha ekipeve është më i lartë. Është gjithnjë e më e vështirë që të fitosh, kështu që duhet të vazhdoj të punojë shumë që të jem në maksimum”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat