Inter s’heq dorë, Perez bën gati 110 mln euro

Futboll

Inter s’heq dorë, Perez bën gati 110 mln euro

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 19:32
Florentino Pérez

Modric është akoma ëndrra e Iner-it dhe zikaltrit mbeten në pritje të ndonjë zhvillimi nga Madridi. Gjithsesi, verën e ardhshme nuk përjashtohet një sulm i milanezëve për kroatin. 

Nga Spanja ka ardhur lajmi i refuzimit të lojtarit për të rinovuar konntratën me madrilenët dhe ajo “kurrë mos thuaj kurrë” e thënë nga Ausilio, drejtori sortiv i Inter, bën të shpresojnë tifozët. Ylli i Real Madrid pëlqehet edhe nga Marotta, i cili e ka kërkuar edhe kur ka qenë tek Juventus. 

Inter mund ta provojë, por Perez është gati të kundërpërgjigjet, gjithmonë e më shumë i bindur të paguajë klauzolën 110 milionë euro të përfshirë në kontratën e Icardi-t, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë. 

I takon drejtuesve zikaltër t’i rinovojnë kontratën Mauro-s dhe ta blindojë argjentinasin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat