PSG vazhdon luftën për yllin e Dortmund

Futboll

PSG vazhdon luftën për yllin e Dortmund

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 21:44
Dortmund

Paris Saint Germain nuk ka ndërmend të dorëzohet në garën për yllin e Borussia Dortmund.

Julian Weigl mbetet shënjestra kryesore e Thomas Tuchel për afatin kalimtar dimëror.

Pasi është bërë thuajse e ditur se Rabiot  do të largohet nga Parisi, kampionët e Ligue 1 kanë nevojë për një lojtar në atë pozicion.

„Le Parisien“ shkruan se është anëtari i Dortmund, Julian Weigl ai që është objektivi kryesor, transmeton lajmi.net.

Dortmund kanë thënë se nuk janë të gatshëm të konsiderojnë ofertat për gjermanin, mirëpo parisienët po e bëjnë punën e tyre.

Besohet se skuadra e Tuchel do të ofrojë rreth 30 milionë euro për ta transferuar lojtarin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat