Cristiano Ronaldo: Akuzat për përdhunim, basti me Allegrin dhe premtimi për Portugalinë

Futboll

Cristiano Ronaldo: Akuzat për përdhunim, basti me Allegrin dhe premtimi për Portugalinë

Më: 1 janar 2019 Në ora: 11:08
Cristiano Ronaldo

Ylli i Juventusit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo, është nderuar me çmimin Futbollisti më i Mirë Portugez në vitin 2018, çmim i organizuar nga revista portugeze Record. Në këtë mënyrë, viti mbyllet me një tjetër çmim për CR7, i cili ka dhënë një intervistë për Record, duke prekur argumente të ndryshe, nga trofetë personale, te Juventusi, kombëtarja dhe akuzat për përdhunim.

Juventusi - "Më pritën në mënyrë fantastike, të gjithë, nga ekipi deri tek tifozët. Jam i lumtur, ashtu si familja ime".

Rekordet - "Nuk i kam fiksim, ajo që ka rëndësi është të përmirësohemi si ekip dhe nuk është e lehtë, sepse gjithë skuadrat janë përmirësuar dhe po bëhet gjithnjë e më e vështirë që të fitosh. Natyrisht, nëse nuk ia dalim mbanë, për mua nuk është fundi i botës, nuk e shoh futbollin dhe fitoren në këtë mënyrë".

Fiksimi Champions - "Është objektivi i çdo sezoni për Juven, por e kanë objektiv edhe ekipe të tjera dhe vetëm një mund ta fitojë. Nuk duhet të kthehet në fiksim, thjesht duhet të luftojmë me të gjitha forcat, deri në fund".

Seria A, Spanja dhe Anglia - "Nuk ka diferenca mes Italisë e Spanjës. Më mbulojnë ashpër edhe në Serinë A, si gjithnjë në karrierën time. Në Itali ka më pak hapësira për të sulmuar sesa në Spanjë e Angli, ka skuadra të organizuara taktikisht dhe të gjithë e bëjnë shumë mirë fazën mbrojtëse".

VAR - "Mund të jetë i dobishëm në disa momente, por duhet zbatuar me qartësi. Në futboll shpesh ka vendime që ngjallin polemika, ndaj është mirë që të rishihen disa aksione për të marrë vendimin e duhur".

Basti me Allegrin - "Shënova penalltinë që eliminoi Juven vjet në Champions, tani kam vënë bast që nuk do të humbas asnjë penallti për Juven".

Topi i Artë - "Nuk jam zhgënjyer, nuk më interesojnë arritjet personale. Nuk jam hipokrit, nuk dua të them që nuk jam i lumtur kur fitoj trofe, por e thashë që nuk është fundi i botës kur nuk fitoj. Respektoj vendimet e atyre që votuan".

Sekretet e CR7 dhe e ardhmja - "Pasion dhe sakrifica për profesionin tim. Kam dashur gjithnjë të luaj në nivel të lartë çdo ditë, motivimi im është maksimal dhe dua të përmirësohem gjithnjë. Tani e njoh mirë trupin tim dhe e administroj më mirë lodhjen. Nuk kam ndonjë plan për fundin e karrierës, dua të vijoj të luaj kështu edhe për shumë vite. A do kthehem te Sportingu si Nani? Në futboll nuk i dihet asnjëherë".

Një finale Champions Juve-Real? "Së pari, imagjinoj Juven në çerekfinale, më pas të shohim, hap pas hapi. Gjithçka është e mundur, ëndrra ime është të fitoj Champions me Juven.Bernabeu është vend i veçantë për mua, ka qenë shtëpia ime për 7 vite dhe kam një ndjenjë speciale për Realin. Kur të kthehem si kundërshtar, shpresoj të më presin si më pritën në Old Trafford, ishte e mrekullueshme".

Akuzat për përdhunim - "Familja ime u trondit, por ajo e di që nuk do e bëja dot kurrë atë për të cilën akuzohem. Jemi të pështirosur, por jam i qetë dhe besimplotë që brenda një kohe të shkurtër gjithçka do sqarohet".

Ndeshja më e paharrueshme - "Finalja Champions në Milano kundër Atletico Madrid, shumë e vështirë dhe e vendosur me 11-metërsha, ku shënova penalltinë e fundit. Për sa i përket kombëtares, Euro 2016. Në vitin 2019 do të kthehem në kombëtare".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat