Shaqiri me Liverpoolin gati për derbin anglez

Futboll

Shaqiri me Liverpoolin gati për derbin anglez

Nga: K. Goca Më: 1 janar 2019 Në ora: 12:55
Xherdan Shaqiri

I dyti sfidon të parin apo kampioni në fuqi kërcënon liderin e tabelës në Premier League. Manchester City do ta presë skuadrën lidere Liverpoolin, e cila përballje pritet me kërshëri nga dashamirët e futbollit jo vetëm në Angli.

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me shokë janë të gatshëm që të ndeshen me Cityn. Një sfidë më shumë yje, veçmas trajnerët e mirënjohur Jurgen Klopp me Liverpoolin pretendojnë pikë të plota ndaj Pep Guardiolës së Manchester Cityt.

Liverpooli kryeson me 54 pikë , ka shtatë më shumë City. Synimi i "Redsave" është që të shkëputën sa më shumë me pikë nga City dhe të marshojnë sigurt drejt titullit.

Ndeshja luhet të enjten mbrëma (me 3 janar, në orën 21.00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat