A do të ballafaqohen klubet me probleme?

Futboll

A do të ballafaqohen klubet me probleme?

Nga: K. Goca Më: 1 janar 2019 Në ora: 13:20
Ilustrim

Për disa klube nuk ka krizë, për disa gjërat janë mjaft mirë, por ka prej tyre që janë në krizë të thellë dhe ende nuk dihet se si do të veprojnë në javën e parë të janarit!

Disa klube kanë filluar me përforcime, si bie fjala Ballkani, Gjilani etj. të tjerat shumë shpejt do të dalin me përforcimet të reja në ditët e ardhshme, por njëra nga skuadrat që po ballafaqohet me një krizë të thellë është skuadra e futbollit Ferizaj.

Ferizaj është edhe në vend të parafundit dhe me vetëm 15 pikë dhe nëse nuk riorganizohen, gjithçka do të jetë vështirë për ta, madje edhe për të siguruar mbetjen në ligë ose edhe që të futen në zonën e barazhit. Gjithçka do të shihet gjatë kësaj jave se si i kanë punët apo do të futen në telashe edhe më të thella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat