A ju kujtohet Sunderland? Ja çfarë kanë bërë tifozët e tij në Ligën e Tretë

Futboll

A ju kujtohet Sunderland? Ja çfarë kanë bërë tifozët e tij në Ligën e Tretë

Më: 1 janar 2019 Në ora: 20:51
Sunderland

Sunderland është dëshmia më e mirë se tifozët i qëndrojnë skuadrës afër në momentet më të vështira.

Skuadra me traditë të madhe në futbollin anglez, ka përjetuar periudhë të vështirë viteve të fundit, ku nga Premierliga ranë në Championship, dhe nga aty në Ligën e Parë, që njihet si niveli i treti në futbollin anglez.

Rruga për t’u rikthyer në majat e futbollit anglez është e gjatë, por ‘Macet e Zeza’ duket se kanë marrë drejtimin e duhur, pasi po shënojnë një sezon të mirë në Ligën e Parë, ku janë pretendent kryesor për promovimin.

Ky sukses ndoshta nuk do të ishte i mundshëm pa ndihmën e tifozëve të tyre.

Në ndeshjen e zhvilluar sot (e martë) në udhëtim te Blackpool të cilën Sunderland e fitoi 0-1, nga 10,994 tifozë në stadium, 7,804 ishin të ‘Macave të Zeza’.

Diçka e jashtëzakonshme kjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat