Xhaka i lumtur me fitoren, pret duele të vështira me West Ham dhe Chelsea

Futboll

Xhaka i lumtur me fitoren, pret duele të vështira me West Ham dhe Chelsea

Më: 1 janar 2019 Në ora: 21:36
Granit Xhaka

Granit Xhaka shënoi sonte gol kundër Fulham dhe tani ai thotë se gjatë këtij muaji në orar i kanë edhe dy ndeshje të vështira ku ata duhet të jenë më të vëmendshëm

Xhaka e hapi llogarinë e golave për ta kthyer Arsenalin të fitorja, që ndihmon shumë para dy derbive të Londrës, që Arsenali i zhvillon brenda dy jave kundër West Hamit dhe Chelseat.

 “Pas ndeshjes se dobët kundër Liverpool, ne dëshiruam që të tregojmë një lojë të mirë dhe të përmirësohemi”, tha kosovari për mediat pas ndeshjes.

“Fulhami ka një trajner të ri dhe një skuadër të mirë. Ne ishim pak nervoz kur rezultati ishte 2-1, por u bë 4-1 dhe kjo na bën të lumtur”.

“Ne mund të mësojmë shumë nga ndeshja kundër Liverpool-ata janë një skuadër e mirë këtë vit-por ne kemi dy ndeshje të vështira tani në Premier Ligë, kundër West Ham që luajmë jashtë dhe mandej në shtëpi kundër Chelsea, një orar i vështirë”.

Arsenali udhëton në Blackpool këtë vikend për të luajtur ndeshje e raundit të katër në FA Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat