Ish-ylli i Inter: I kam nënshkruar kontratat pa i lexuar

Futboll

Ish-ylli i Inter: I kam nënshkruar kontratat pa i lexuar

Më: 2 janar 2019 Në ora: 06:45
Foto ilustrim

Ish-mbrojtësi i Inter-it, Taribo West, ka folur për të kaluarën e tij dhe për kontratat që ka nënshkruar me Auxerre dhe Inter. Futbollisti nigerian ka nënshkruar pa ditur përmbajtjen, nuk ka lexuar asnjë detaj të kontratave që ka nënshkruar. 

AUXERRE - "Kam luajtur falas me Auxerre. Kisha një kontratë 5-vjeçare pa ditur kushtet që përmbante. Pas vitit të tretë, Arsenal, Juventus, Rangers dhe Sevilla më kanë kërkuar. Kam shkuar te trajneri dhe i kam thënë se doja të largohesha, por më ka ulur dhe më ka bërë të lexoj kushtet e kontratës që kisha me Auxerre". 

"Lexova kontratën dhe zbulova se mbrojtësit e tjerë merrnin 120 mijë franga, ndërsa unë shkoja në shtëpi me 3.000. Atë ditë doja t'i vija zjarrin Auxerre. Menjëherë i kam telefonuar menaxherit, i cili po argëtohej në Senegal", ka thënë West.    

INTER - "Një ditë jam takuar me trajnerin pas stërvitjes dhe ishte i pranishëm edhe një menaxher që ma kishte thënë se 5 klube interesoheshin për mua: Arsenal, Juventus, Rangers, Sevilla dhe Inter. Unë zgjodha Inter-in. Kam nënshkruar kontratën, por edhe këtë herë pa e lexuar". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat