Një “bodybuilder” i vërtetë, ja transformimi i ish-lojtarit të Barcelonës

Futboll

Një “bodybuilder” i vërtetë, ja transformimi i ish-lojtarit të Barcelonës

Më: 2 janar 2019 Në ora: 07:32
Jose Manuel Pinto Kolorados

Karriera si futbollist e Jose Manuel Pinto Kolorados, portieri i dytë historik i Barcelonës për gjashtë sezone, përfundoi në verën e vitit 2014. Që nga ky moment, i linduri në vitin 1975 vendosi t’i “varë këpucët në gozhdë”, por jo të ndalojë së kujdesuri për fizikun e tij. 

Prej disa vitesh ai vijon të stërvitet në palestër, derisa ia doli të formojë një trup plot muskuj, si një “bodybuilder” i vërtetë. Përmes një fotoje të botuar në rrjetet sociale, 43-vjeçari tregon trupin e tij për t'u patur zili.

Image

"Duket se seancat e mia të trajnimit funksionojnë, ju çfarë mendoni? Ne vazhdojmë të punojmë", - ka shkruar Pinto, ish-portieri i dytë i Barcelonës. Në karrierën e tij me fanellën e skuadrës katalanase, ish-lojtari i Celta Vigo luajti gjithsej 89 ndeshje, 8 prej të cilave edhe në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat