Lojtari i Leicester Cityt është djali i Princit të Bruneit

Futboll

Lojtari i Leicester Cityt është djali i Princit të Bruneit

Më: 2 janar 2019 Në ora: 10:17
Faiq Bolkiah

Faiq Bolkiah është lojtar i Leicester Cityt.

Futbollisti 19 vjeqar që vjen nga Brunei, ka prapa vetes një histori të jashtëzakonshme.

Kjo për faktin se ai është nipi i Mbretit të Bruneit, Sulltan Hassanal Bolkiah, pasuria e të cilit shkon afro 20 miliardë dollarë.

Gjyshi dhe babai i tij njihen për jetën luksoze që e bëjnë, derisa raportohet se babai i tij kishte paguar Michael Jacksonin afro 17 milionë dollarë vetëm që t’i këndojë për ditëlindje.

Babai ishte i martuar tre herë, kurse ka në pronësi aeroplanë, jahte të shtrenjta dhe 2 mijë e 300 vetura luksoze.

Për dallim nga paraardhësit, Faiq Bolkiah dëshiron që të jetë futbollist dhe nuk i intereson pasuria.

Image

Ai më herët kishte ushtruar me Arsenalin dhe Chelsean.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat