Messi injoron CR7, Neymar e Mbappe: “Ai është fenomen, mund të jetë më i miri!”

Futboll

Messi injoron CR7, Neymar e Mbappe: “Ai është fenomen, mund të jetë më i miri!”

Më: 2 janar 2019 Në ora: 10:42
Neymar, Messi dhe Ronaldo

Ousmane Dembele është një fenomen që mund të bëhet një nga më të mirë! E thënë kjo nga ai që mund të konsiderohet si më i miri i të gjitha kohërave GOAT, Lionel Messi, sulmuesi francez i Barcelonës, Dembele duhet të jetë më shumë se i lumtur, duhet të ndihet vërtetë i bekuar nga Mesia. Talizmani i Barcelonës ka folur për shokun e tij të ekipit, në një intervistë dhënë për “Marca”, në të cilën, argjentinasi e cilësoi Dembelen si një fenomen në fushën e lojës.

“Në fushë Dembele është një fenomen dhe është në varësi të tij se sa fantastik ai do të bëhet në të ardhmen. Ai i ka të gjitha shanset në botë për të bërë atë që ai dëshiron. Ai mund të jetë një nga më të mirët në botë. Në anën tjetër, ai është një djalosh i ri që po përshtatet me qytetin dhe klubin. Sa më pak të flasësh për atë, aq më mirë. Është e rëndësishme të lihet i qetë që të qetësohet. Ai tashmë i ka kuptuar gabimet dhe ka reflektuar mbi ato. Ne do ta ndihmojmë që të fokusohet te futbolli”, deklaroi Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat