Pogba i rilindur

Futboll

Pogba i rilindur

Më: 2 janar 2019 Në ora: 11:05
Pogba i rilindur

Manchester United i transformuar tërësisht pas largimit të Jose Mourinhos, ndërsa Paul Pogba i rilindur dhe në versionin e tij më të mirë. “Djajtë e Kuq” fituan me një rezultat tenistik 4-1 me Bournemouthin në “Old Trafford”, duke siguruar suksesin e tretë radhazi nën drejtimit Ole Gunnar Solskjaer. Fitoret e thella e sidomos loja e zhvilluar tregojnë se problemi ishte trajneri portugez.

Sigurisht që norvegjezi Solskjaer nuk ka shkopin magjik për një metamorfozë të tillë. Pogba sigloi një tjetër dygolësh (të njëjtën gjë bëri edhe në fitoren 1-3 me Huddersfieldin), ndërsa dy golat e tjerë kanë për autorë sulmuesit Rashford dhe Lukaku. Golin e vetëm të Bournemouthit e realizoi Ake.

9 pikë në 3 ndeshjet e fundit, 12 gola të realizuar dhe vetëm 3 të pësuar. Drejtuesit e Manchester United duhet të ndiejnë keqardhje që nuk e shkarkuar më parë Mourinhon. Me këtë ecuri të javëve të fundit “Djajtë e Kuq” do të ishin në garë për titullin në Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat