Lazio ka filluar të lëvizë

Futboll

Lazio ka filluar të lëvizë

Më: 2 janar 2019 Në ora: 11:41
Tare

Lazio ka filluar të lëvizë për të ardhmen dhe është shumë afër mbylljes së marrëveshjes për sulmuesin e ri të datëlindjes 1999-të, Bobby Adekanye, i cili është në pronësi të Liverpool. 

Por zbarkimi i tij në kryeqytetin italian është shtyrë për në qershor, kur kontrata e tij me “Të Kuqtë” do të skadojë. Nigeriani ka refuzuar ofertën për të rinovuar duke zgjedhur bardhekaltrit edhe para Barcelona-s. 

Drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare, beson shumë tek ai dhe presidenti Lotito është gati t’i garantojë një kotratë të rëndësishme, që do të jetë rreth1 milion euro. 

Ekziston mundësia që lojtari të merret që në janar, por kjo do të varet nga Liverpool. Tare do të udhëtojë nga Dubai, ku ndodhet me pushime, në Angli për të mbyllur operacionin dhe për të siguruar talentin nigerian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat