Jeta ndryshon shumë! Si fëmijë e kishte idhull portierin më të mirë që ka pasur Kosova në futboll, Esat Mehmeti. Është Xhevdet Kastrati prej dashamirëve me besnik të lojës më të popullarizuar në botë dhe mburret me gjeneratën e asaj kohe të viteve të 70-ta e të 80-ta, veçmas me Mehmetin, portier i shquar i asaj periudhe.
Kastrati nga viti 1970 e njeh Esatin dhe tregon një detaj: “Si fëmijë ja gjuaja topat që vinin pas porte. Isha 8-vjeqar dhe atëherë Mehmeti mbronte për Trepçën”.