Iniesta e pranon: Ata janë më mirë se Barcelona në Champions!

Futboll

Iniesta e pranon: Ata janë më mirë se Barcelona në Champions!

Më: 2 janar 2019 Në ora: 12:40
Andrés Iniesta

Në një intervistë për të përditshmen katalanase “Sport”, Andrés Iniesta flet për tre Champions-it e njëpasnjëshëm të Real Madridit, mundësitë e tij për t’u bërë trajner, varja e këpucëve ne gozhdë, Leo Messi etj.

Tre Champions-it e Real Madridit: "Për grupin e lojtarëve që ka, ky ekip meriton më shumë Champions se sa ka fituar. I duhen njohur meritat cilitdo, edhe nëse e ke rival apo kundërshtar. Kjo është e vërteta. Ne si Barcelonë kemi qenë pak larg në këtë drejtim. Shpresojmë që këtë sezon të ecim me hapin e duhur, jo atë të viteve të fundit. Unë gjithmonë mendoj se kampionët e vërtetë janë vetëm fituesit e këtij kompeticioni". 

Duke qenë zëvendës i Guardiolës: "Kjo nuk është një çështje për diskutim në këto momente. E vërteta është se unë dua të bëhem trajner në të ardhmen, por nuk kam menduar ende për këtë gjë. Vijoj të luaj ende futboll dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në pak vite. Tani jam i përqendruar te futbolli i luajtur, në një vend tjetër".

Kthimi te “Pep Team”: "Kjo është një ide platonike. E ardhmja do të na dërgojë aty ku duhet të jetë secili prej nesh. Duhet të mbështetemi te dashuria e njerëzve, që kanë kaluar shumë kohë këtu dhe kanë lënë gjurmë për mirë. “Pep Team” është një rast i veçantë. Unë do të doja për të sjellë ato që kam mësuar në rolin e trajnerit. Nuk mund ta di tani se çfarë kapaciteti kam në trajning. Mund të flas vetëm kur të jem i gatshëm për t’i hyrë këtij profesioni të ri. Të gjitha janë hipoteza dhe nuk është mirë të thellohemi në prognoza”. 

Messi, pasardhësi i tij si kapiten: "Unë nuk mendoj se ishte diçka e re për të. Leo ka shumë kohë këtu, me rëndësi dhe ndikim të jashtëzakonshëm, më tepër se gjithkush tjetër. Shiriti i kapitenit të parë vetëm sa ia ka shtuar inkurajimin, sepse ai ka qenë dhe mbetet lojtari më i mirë në botë". 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat