Nuk shkoi te Milani, Fabregas pranë kalimit te Monaco

Futboll

Nuk shkoi te Milani, Fabregas pranë kalimit te Monaco

Më: 2 janar 2019 Në ora: 13:26
Cesc Fabregas

Mesfushori spanjoll është shumë pranë transferimit në Francë.

Ky sezon ka qenë shumë i vështirë për Monacon. Lëndimet e pafundme dhe paraqitjet e dobëta, kanë bërë që nënkampionët e Francës ta shohin veten në vendin e parafundit të renditjes së kampionatit francez.

Por tani duket se në klubin nga Principata do të ketë ndryshime brenda skuadrës.

Në një ekip ku më shumë se gjysma e lojtarëve ende nuk i ka mbushur 22 vite duhet pak eksperiencë dhe Cesc Fabregas shihet si lojtari perfekt.

Pasi nuk u transferua te Milani, që e kërkonte me ngulm, Cesc do t’i bashkohet ekipit që drejtohet nga Thierry Henry.

Me këtë dyshe në skuadër, Monaco fillimisht do të kërkojë të sigurojë mbijetesën, e më pas të mundohet të ngjitet sa më lartë në tabelë për të synuar kualifikimin në kupat evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat