E çuditshme apo jo, serbi i lindur në Prishtinë, përforcon skuadrën shqiptare!

Futboll

E çuditshme apo jo, serbi i lindur në Prishtinë, përforcon skuadrën shqiptare!

Më: 2 janar 2019 Në ora: 13:54
Pamje nga një ndeshje

Mbrojtësi serb i lindur në Prishtinë, Ivan Jakovleviq, mund të konsiderohet “blerja” e parë e Luftëtarit për pjesën e dytë të sezonit. Burime zyrtare në klubin gjirokastrit konfirmuan për “Panorama Sport” se shtatlarti i ka djegur të gjitha etapat e riaftësimit pas dëmtimit të rëndë që pësoi vitin e kaluar.

Mungesën e Jakovleviq në dy fazat e para e ka ndierë shumë ekipi gjirokastrit. Serbi luan qoftë në qendër të mbrojtjes, ashtu edhe në krahun e djathtë. Trajneri Mezani ia di mirë vlerat Jakovleviq, pasi kanë bashkëpunuar edhe kur ka drejtuar Flamurtarin. Tashmë ai do të jetë një armë plus në mbrojtje, duke shtuar edhe më tepër konkurrencën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat