Kukësi sfidon kryesuesit e kampionatit turk

Futboll

Kukësi sfidon kryesuesit e kampionatit turk

Më: 2 janar 2019 Në ora: 14:52
Kukësi sfidon kryesuesit e kampionatit turk

Kukësi ka konfirmuar dy miqësoret që do të luajë gjatë fazës përgatëtitore që ekipi verilindor do zhvillojë Antalia të Turqisë.

Klubi ka komunikuar nëpërmjet rrjetit social “Facebbok” se skuadra do të qëndrojë në Turqi për 12 ditë dhe do të zhvillojë 2 ndeshje miqësore gjithashtu. Ndeshja e parë do të luhet me datë 09.01.2019 ora 17:00, kundër ekipit të İstanbul Basaksehir, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet kundër ekipit të Rostov, me datë 11.01.2019 ora 17:00.

Kukësi do të ndeshet me ekipin e vendit të parë në kampionatin e Turqisë dhe me vendin e shtatë në kampionat të ekipit që militon në kampionatin rus. Dy ndeshje në një hapësirë kohe prej dy ditësh për ekipin e Armando Cungut për të qenë gati pastaj për në rikthimin në Superiore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat