Denis Suarez drejt largimit nga Barcelona

Futboll

Denis Suarez drejt largimit nga Barcelona

Më: 2 janar 2019 Në ora: 15:08
Denis Suarez

Mesfushori spanjoll nuk është i lumtur te skuadra katalanase.

Denis Suarez do të largohet nga Barcelona, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mundo Deportivo raporton që futbollisti spanjoll i ka kërkuar klubit ta lejojë largimin e tij pasi  këtë sezon nuk po luan fare.

Suarez ka startuar vetëm në dy ndeshje këtë sezon dhe e ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për mënyrën sesi po trajtohet nga trajneri Ernesto Valverde.

Ai ka kontratë edhe për 18 muaj me Barçën, por gjatë janarit do të largohet nga Camp Nou.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat