Solari: Më intereson tani është vetëm ndeshja me Villarrealin

Futboll

Solari: Më intereson tani është vetëm ndeshja me Villarrealin

Më: 2 janar 2019 Në ora: 15:11
Solari: Më intereson tani është vetëm ndeshja me Villarrealin

Isco është një nga futbollistët më të kërkuar në merkato, me Juventus-in që, prej kohësh tashmë, e ka vënë në shënjestër. Por Santiago Solari, trajneri i Real Madrid, ka shuar ëndrrën e bardhezinjve në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes me Villarreal.

“Isco na ka dhuruar shumë gëzime dhe do të vazhdojë ta bëjë në të ardhmen. Është një lojtar i madh. Të gjithë duhet të punojnë me entuziazëm në këtë ekip. Të gjithë janë të rëndësishëm”, ka thënë Solari. 

“Merkato? Nuk kam asnjë lajm. Ajo që më intereson tani është vetëm ndeshja me Villarrealin. Nuk më takon mua të flas për këto gjëra, por klubit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat