Cannavaro: Napoli-t i duhet një lojtar për të ndalur Juventus-in

Futboll

Cannavaro: Napoli-t i duhet një lojtar për të ndalur Juventus-in

Më: 2 janar 2019 Në ora: 17:04
Fabio Cannavaro

Fabio Cannavaro ka dhënë një intervistë interesante për “Il Mattino”. Ish-mbrojtësi i Juventus dhe Italisë ka folur për luftën për titull dhe për atë që i duhet Napoli-t për të ndalur bardhezinjtë. 

Titulli – “Seria A të befason. Dukej se Inter dhe Napoli mund ta ndalnin Juventus-in, por duket shumë e vështirë që bardhezinjtë të bllokohen. Merita e Juventus është se i kupton shumë mirë momentet: ka marrë Cristiano Ronaldo-n duke e ditur se ekipit i duhej një injeksion entuziazmi për ta vazhduar në këtë rrugë. Lufta për titull? Napoli duhet të marrë Messi-n për të ndalur këtë Juventus. Axurrët mund ta fitojnë titullin vetëm nëse bardhezinjtë ia bëjnë dhuratë”.  

Europa – Cannavaro beson se Napoli dhe Juventus mund të kenë sukses në kompeticionet europiane: “Mund të fitojnë Champions-in dhe Europa League? Nuk do të ishte keq. Mendoj se është e mundur. Unë kam qenë i fundit që ka fituar atë që në 1999-ën ishte akoma Kupa UEFA”. 

“Isha te Parma dhe ishta koha kur ekipet italiane dominonin në Kupën UEFA, siç bëjnë tani spanjollet. Nuk e di pse e kemi injoruar këtë kompeticion në vitet e fundit. Ta fitosh të jep një gëzim të madh dhe Napoli ka gjithçka që duhet për ta bërë të vetën”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat