Ja kthen Guardiolës

Futboll

Ja kthen Guardiolës

Më: 2 janar 2019 Në ora: 19:29
Klopp e Guardiola

Jurgen Klopp ka folur pas deklaratës së bërë nga kolegu i tij, Pep Guardiola i cili i cilësoi ekipin e Liverpul për momentin si më të mirin në Europë, për të mos thënë në botë.

Trajneri gjerman nuk i ka kursyer gjithashtu lëvdatat për ekipin e “citizens”, duke thënë se Siti është një ndër ekipet më të mira në botë, me një trajner të shkëlqyer.

“Kam dëgjuar fjalët e Pep, por ai tha “për momentin “. E di që jemi të aftë dhe se jemi një ekip shumë i fortë, prandaj kemi bërë këto rezultate dhe të gjitha këto pikë, por nuk do të thosha se jemi ekipi më i mirë në botë. Ne nuk shkojmë në Mançester si favoritë, dy javë më parë kemi qenë pas tyre, është vetëm bisedë, por vetëm mendojmë për t’u përgatitur për një lojë të madhe.”

“E dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, por jemi me kokën para dhe do të luajmë. Ata janë shumë të fortë dhe kanë një menaxher të jashtëzakonshëm, mendoj se është një nga ndeshjet më të vështira për të luajtur. Duhet të jemi të guximshëm, të bëjmë medëshirë të madhe kundër një kundërshtari, i cili për mua është më i miri në botë”.- ka përfunduar Juregen Klop.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat