Bayern në garë për Ramseyn

Futboll

Bayern në garë për Ramseyn

Më: 2 janar 2019 Në ora: 19:33
Bayern në garë për Ramseyn

Gjiganti gjerman, Bayern Munih është futur seriozisht në garën për të transferuar Aaron Ramseyn e Arsenalit.

“Bavarezët” sipas medieve gjermane, e duan me çdo kusht uellsinin.

Ramsey në fund të këtij sezoni, mbyll aventurën me klubin nga “Emiratës”, dhe duket se lojtari dëshiron eksperiencë të re në futbollin evropian.

Uellsiani prej kohësh është në shënjestër të Juventusit dhe Barcelonës, por tashmë në garën për lojtarin janë futur edhe kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovaç thuhet se është duke menduar për përforcime të reja, sepse nga “Alianz Arena” duket se do të largohen treshja Leon Gotetzka, Thiago Alcantara dhe James Rodriguez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat