Solskjaer: Ky lojtar i Manchester Unitedit është si Ronaldo!

Futboll

Solskjaer: Ky lojtar i Manchester Unitedit është si Ronaldo!

Më: 3 janar 2019 Në ora: 09:18
Ronaldo dhe Solskjaer

Manchester United ka mposhtur Newcastle Unitedin me rezultatin 0-2, për të shkuar kështu në katër fitore radhazi.

Lukaku shënoi në minutën e 63’të, pas një gabimi të portierit vendas, ndërsa çështjen e fituesit e mbylli Rashford, i cili mposhti portierin vendas pas një aksioni të bukur me Lukakun dhe Sanchezin.

Trajneri i ri i Manchester United, Solskjaer është shprehur shumë i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij ndërsa bëri një krahasim mes Rashford dhe Cristiano Ronaldos.

“Jemi të lumtur me katër fitore nga katër ndeshje, ne nuk kemi pësuar gol ende nga loja e hapur”, tha fillimisht Solskajer.

“Marcus Rashford ka goditjen e Cristiano-s, ai shmang këdo, por më pëlqeu goli i tij sot”, vijoi ai.

“Ai është vetëm 21 vjeç, duhet ta mbani mend këtë. Paul Pogba gjithashtu ka bërë paraqitje të mirë”, përfundoi trajneri i ri i Manchester United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat