Dejan Savicevic: Kosova ka një ekip të rrezikshëm, nuk duhet t’i nënvlerësojmë

Futboll

Dejan Savicevic: Kosova ka një ekip të rrezikshëm, nuk duhet t’i nënvlerësojmë

Më: 3 janar 2019 Në ora: 09:47
Dejan Savicevic

Dejan Savicevic ka folur edhe njëherë rreth shortit të hedhur për kualifikimet e evropianit të futbollit që do të mbahet në vitin 2020.

Presidenti i Federatës së Malit të Zi, Savicevic pohoi se Kosova ka një ekip të rrezikshëm dhe se nuk e nënvlerësojmë.

Malazezët në grup janë me Anglinë, Republikën Çeke, Bullgarinë si dhe përfaqësuesen tonë.

“Kohët e fundit kemi qenë në gjendje të jashtëzakonshme – ndeshja e parë me Serbinë, tani me Kosovën. Këto janë ndeshje më të vështira për t’u organizuar”.

“Kosova është një përzgjedhje e rrezikshme dhe ne nuk mund, as do ta nënvlerësojmë askënd. Ata janë më të mirë se sa ne. Kanë entuziazëm pas ndeshjeve të mira në Ligën e Kombeve”.

“Por nëse jemi të plotë, ne jemi më të mirë se ata. Megjithatë, grupi është i tillë që, unë besoj, do të ketë shpërndarje të pikëve, një grup i pasigurt deri në fund. Jam i bindur se kemi një mundësi”, tha ish-legjenda e Milanit.

Ndryshe, Mali i Zi me Kosovën ndeshjen e parë do ta luajë më 7 qershor në Podgoricë dhe 14 tetor në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat