Klopp tregon se në cilat pozita mund të luajë Shaqiri

Futboll

Klopp tregon se në cilat pozita mund të luajë Shaqiri

Më: 3 janar 2019 Në ora: 10:30
Klopp tregon se në cilat pozita mund të luajë Shaqiri

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, ka vetëm fjalë të mira për shqiptarin që e bleu nga Stoke City, Xherdan Shaqiri.

Ai erdhi në “Anfield” për shumën e 15 milionë eurove dhe shumë njerëz ishin skeptik për transferimin e 27-vjeçarit. Ai deri më tani ka realizuar 6 gola dhe ka dhuruar edhe 3 asistime në Premier League.

“Duhet të gjejmë pozicionin për Shaqirin. Në mesfushë, (me 4-2-3-1) është pozicion i mirë. E kemi provuar edhe me 4-3-3, ai ende nuk mund të luajë në mesfushë”, u shpreh Kloppi. “Ju nuk duhet ta detyroni lojtarin për një pozicion, ju doni që ai të tregojë forcën e tij, por jo në një pozicion ku nuk ndihet mirë. Kualitetet e Xherdanit mund të jenë më shumë ofensive – duke krijuar, shutuar, finalizuar, duke qenë mes linjave, por ka edhe shumë punë për t’u bërë në aspektin defensivë”, tha Klopp. Shaqiri mund të luajë në pozitë të Coutinhos, si anësorë, por një ditë, në të ardhmen, jo tani. “Ai mund t’ia dalë dhe të bëhet më i mirë ditë pas dite. Ai mund të luajë si Coutinho që luajti në gjysmën e vitit të fundit që ishte këtu”, shtoi mes tjerash për Sky Sports Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat