Shaqiri godet: Ose të vdesin matrapazët ose duhet bojkotuar dyert për ta

Futboll

Shaqiri godet: Ose të vdesin matrapazët ose duhet bojkotuar dyert për ta

Nga: Kemajl Goca Më: 3 janar 2019 Në ora: 12:51
Ilustrim

Nuk është duke shkuar mirë puna me klubin e futbollit Ferizaj dhe rrezikon që të thellohet edhe në krizën më ekstreme, të mbeten vetëm me lojtarë juniorë, shkaku që janë në krizë financiare! Trajneri i futbollit Qerim Shaqiri, ish lojtar i kësaj skuadre, godet ashpër me gjendjen që po kalon klubi. “Derisa disa matrapaz dhe që thirren dhe qirren e lëshojnë lot krokodili për klubin e zemrës e udhëheqin klubin, asnjëherë nuk do të kthjellët KF Ferizaj.

Image

Qerim Shaqiri

Një gjë duhet me ndodhë, ose të vdesin matrapazët e malverzimeve ose duhet bojkotuar dyert për ta. Është momenti i fundit që KF Ferizaj  t’i tregoj ‘dhëmbët’ se ka fuqi të jetë klub për lakmi. Stop manipulatorëve të 120 mijë banorëve hiq 10 persona të kësaj katrahure shëmtuese”, tha Shaqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat