Benatia kërkon largimin nga Juventusi

Futboll

Benatia kërkon largimin nga Juventusi

Më: 3 janar 2019 Në ora: 14:13
Medhi Benatia

Mbrojtësi maroken nuk është i lumtur me minutat që po ka në dispozicion këtë stinor.

Medhi Benatia nuk është më zgjedhje e parë e trajnerit Massimiliano Allegri në skuadrën e Juventusit.

Calciomercato raporton që marokeni ka kërkuar nga klubi ta lejojë të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, për t’u transferuar në një skuadër ku do të mund të luajë më shumë.

Benatia ka luajtur vetëm pesë ndeshje në Serie A këtë stinor me Juventusin, kurse sezonin e shkuar ishte një titullar i rregullt.

Ofertat për ish-futbollistin e Bayernit nuk mungojnë, me klube nga Premier Liga angleze dhe Ligue 1 në Francë që kanë shprehur interesim për të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat