Punë e kryer: Ramsey transferohet te Juventusi

Futboll

Punë e kryer: Ramsey transferohet te Juventusi

Më: 3 janar 2019 Në ora: 18:04
Aaron Ramsey

Aaron Ramsey do të transferohet në Torino te skuadra e Juventusit.

Mediet në Itali raportojnë se mesfushori nga Uellsi ka nënshkruar një para kontratë me Juventusin, ku do të nënshkruajë me kampionët e Serie A për pesë vite.

Mesfushori 27 vjeçar ka qenë i lidhur me ‘Bianconerët’ prej javësh, dhe prej këtij muaji ka qenë i lirë të nënshkruajë me cilëndo skuadër, pasi që kontrata me Arsenalin i përfundon në muajin qershor.

Sport Mediaset raporton se marrëveshja është arritur, dhe se Ramsey do të nënshkruajë me Juventusin deri në vitin 2024, ku do të përfitojë 6.5 milionë euro.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje mund të vijë gjatë këtij muaji, pasi që Juventusi do të provojë të transferojë Ramseyn këtë afat kalimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat