“Jako” do të vesh për herë të parë gjitha grupmoshat e FC Prishtinës

Futboll

“Jako” do të vesh për herë të parë gjitha grupmoshat e FC Prishtinës

Më: 3 janar 2019 Në ora: 19:12
“Jako” do të vesh për herë të parë gjitha grupmoshat e FC Prishtinës

Kanë arritur pajisjet sportive në vlerë prej mbi 100.000 euro të sponsorizuara nga “Eurokoha” të dedikuara për FC Prishtina. Klubi i Prishtinës në vitin kalendarik 2019 do të vishet me firmën “Jako” nga Gjermania. Do të jetë kjo hera e parë që ekipi i parë dhe të gjitha ekipet tjera zinxhir të klubit të vishen nga e njëjta firmë duke filluar nga mosha 6-vjeçare. Ndërsa në ndërmjetësimin me kompaninë e veshjeve sportive “Jako” ka ndihmuar edhe miku i klubit dhe i kryetarit Remzi Ejupi, njëkohësisht pronar i “Eurokoha”-s, sponsor kryesor i FC Prishtina nga viti 2004, nënkryetari i Federatës së futbollit të Gjermanisë dhe Bundesligës gjermane, z. Helmut Hack. Prishtina tani e dy vite ka veshur firmën “Hummel”, por që ishte e dedikuar vetëm për ekipin e parë. Shpresojmë që edhe pas një viti, klubi do të arrijë të ketë një markë sportive për të gjitha kategoritë  e saj. Përndryshe “Jako” e themeluar me 1989, me veshjen e saj mbulon shumë klube evropiane duke nisur nga ato gjermane si Bayer Leverkuzen, Hannover, Stuttgart, Karlsruher e deri te Përfaqësuesja e Maqedonisë etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat