Shaqiri me Liverpoolin njoftohen me humbjen e parë!

Futboll

Shaqiri me Liverpoolin njoftohen me humbjen e parë!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 janar 2019 Në ora: 22:56
Foto nga ndeshja

Liverpooli pësoi humbjen e parë në kampionat.

"Redsat" u mundën me rezultat 2:1 nga Manchester City, në derbin e madh anglez që u zhvillua në kuadër të javës së 21-të të Premier League në futboll.

Ndeshje e fortë dhe që mbajti në ankth tifozët deri në çastet e fundit, shkruan "Bota sot".

Tre gola të shënuar dhe 6 futbollistë të ndëshkuar me karton të verdhë, 2 të Liverpoolit dhe 4 të Cityt, kanë qenë veçori e këtij derbi.

Në minutën e 40-të, Sergio Aguero kaloi në epërsi Cityn, por lideri i kampionatit barazoi shifrat në minutën e 64-të përmes Roberto Firminos.

Në minutën e 72-të, Raheem Sterling për bukuri pasoi deri te Leroy Sane i cili shënoi për fitoren e madhe të Cityt me rezultat 2:1.

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, u aktivizua në 13 minutat e fundit përkatësisht në minutën e 77-të, megjithatë nuk arritën që ta barazojnë rezultatin.

Liverpooli pas 17 fitore e 3 barazime, më në fund mposhten, por është në krye të tabelës me 54 pikë, +4 më shumë se Manchester City që renditet në vend të dytë.

 Pep Guardiola doli më i suksesshëm se Jurgen Klopp i Liverpoolit, por nuk duhet harruar edhe faktorin fushë në Anfield, që ishte si përparësi për Manchester Cityn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat