Çka nëse titulli në Angli do të vendoset nga milimetrat?

Futboll

Çka nëse titulli në Angli do të vendoset nga milimetrat?

Më: 3 janar 2019 Në ora: 23:05
Pamje nga ndeshja

Një nga ndeshjet më të zjarrta të këtij edicioni në Premierligë është duke u zhvilluar në “Etihad Stadium”.

Manchester City i Pep Guardiolas është nikoqir i Liverpoolit më të mirë të viteve të fundit, që udhëhiqet nga Jurgen Klopp.

Kjo ndeshje, për shumë ekspert të futbollit mund të jetë vendimtare për titullin, pasur parasysh se Liverpool prinë me shtatë pikë ndaj rivalit kryesor për titullin.

Image

Por, gjatë kësaj ndeshje ndodhi një nga skenat më interesante të sezonit. Më shumë se 80% e topit e kishte kaluar vijën e golit, mirëpo nuk ishte akorduar gol.

Këtu nuk pati gisht as “Goal Line Technology” duke lënë gjithçka të vazhdojë me rezultatin e barabartë.

Pjesa më interesante do të ishte nëse në fund të sezonit Liverpool nuk do ta përqafonte titullin faji i mos pranimit të këtij goli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat