Klopp komenton sfidën kundër Man City

Futboll

Klopp komenton sfidën kundër Man City

Më: 4 janar 2019 Në ora: 00:28
Jurgen Klopp

Skuadra e Liverpool ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në Premierligë.

Ishin pikërisht rivalët për titull, Manchester City, ata që i shënuan humbjen e parë “The Reds”.

Sigurisht se i kënaqur për këtë fakt nuk ishte trajneri Jurgen Klopp, i cili ka komentuar këtë ndeshje.

“Ishte një ndeshje shumë shumë dinamike. E vështirë për të dy skuadrat. Ata goditën shtyllën dhe topi shkoi në rrjetë. Ne goditëm shtyllën dhe ishte afër. Ky është futbolli” ka thënë Klopp.

“Nuk është e lehtë ta pranosh mirëpo është normale. Patëm shanset tona dhe ata patën momentet e tyre. Ishte futboll taktik” ka thënë tutje gjermani.

“Ishte e madhe. Nuk ndihemi mirë, por kjo ishte ndeshja më e vështirë e këtij sezoni” ka thënë ndër të tjerash ai.

Tashmë diferenca mes Liverpool dhe Manchester City është vetëm katër pikë, duke bërë që të rihapet gjithçka në këtë garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat