“Man Utd mund t’i fitojë të gjitha ndeshjet”

Futboll

“Man Utd mund t’i fitojë të gjitha ndeshjet”

Më: 4 janar 2019 Në ora: 12:18
Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer ka folur për besimin që ka në lojtarët e tij te Manchester United, duke insistuar se futen në të gjitha ndeshjet me bindjen për të fituar.

Trajneri nga Norvegjia ka marrë drejtimin e Manchester United përkohësisht, për të zëvendësuar të shkarkuarin Jose Mourinho.

Fillimi i aventurës te Manchester United ka qenë impresionues për Solskjaer, që ka shënuar katër fitore në po kaq ndeshje.

“Natyrisht kur jeni në një klub si ky, ju duhet t’i fitoni ndeshjet”, ka deklaruar Solskjaer.

“Kur fitoni katër ndeshje, ju prisni të fitoni edhe ndeshjen e radhës. Mendoj se ne mund t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”, ka vazhduar ai.

Sfida e radhës për Manchester United është ajo ndaj Reading në shtëpi, në kuadër të FA Cup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat