Ja si do ndryshojë Kukësi!

Futboll

Ja si do ndryshojë Kukësi!

Më: 4 janar 2019 Në ora: 12:50
Ja si do ndryshojë Kukësi!

2 lëvizje të rëndësishme pa nisur ende zyrtarisht merkato. Kukësi përveçse zyrtarzoi Eduart Rrocën për të cilin kish kohë që ish konfirmuar kalimi tek blutë, rrëmbeu edhe një tjetër element të shumëkërkuar në merkato Vasil Shkurtajn. Dy futbollistë që i kanë shtuar tej mase potencialin nënkampionëve të Shqipërisë jo vetëm në garën për titull por edhe për një rrugëtim të gjatë në kompeticionet europiane ku pjesëmarrja në grupet e Europa Leagues mbetet ëndrra e presidentit Gjici. Pikërisht ky i fundit në prezantimin e dy lojtarëve në fjalë dha një sinjal të qartë për trajnerin  Armando Cungu.

Tekniku shkodran në vështirësi e sipër gjeti formulën 3-4-3 e cila deri më tani ka funksionuar në mënyrë të përkyer aq sa blutë në 5 javë i rikuperuan 12 pikë Skënderbeut dhe 6 pikë Partizanit, atëherë si do të gjendet një rrugë për t’i aktivzuar afrimet e fundit pa prekur modulin, në fakt duket e vështirë. Rroca mund të pozicionohet në mesfushë duke mbuluar rolin që mbahej nga Donjet Shkodra, çështja është a mund të bashkëjetojnë Shkurtaj dhe Reginaldo, nëse nuk ndryshon skema atëherë ndoshta mozambikasi do të spostohej në të djathtë të sulmit me Shkurtajn në qëndër, në të kundërt nën skemën 3-5-2 të dy futbollistët do të qëndronin më pranë njëri tjetërit duke formuar një repart sulmues të paktën në letër ndër më të mirët në Superiore. Ndoshta një problem që i kushtoi shumë pikë Kukësit në startin e sezonit mund të rishfaqet sërish fjala është për përshtatjen e lojtarëve të rinj, gjithsesi është e qartë që ky Kukës i për momentin i ka të gjitha letrat në rregull për tu shpallur kampion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat