Manchester City mund të përjashtohet

Futboll

Manchester City mund të përjashtohet

Më: 4 janar 2019 Në ora: 13:26
Manchester City mund të përjashtohet

Manchester City mund të përjashtohet nga edicionet e ardhshme në kupat e Europës. 

Lajmi që qarkullon prej javësh është konfirmuar sërish, këtë radhë nga Yves Leterme, kryetari i komisionit të kontrollit financiar në UEFA. 

Sipas Leterme, i cili ka folur për një të përditshme në Belgjikë, Man City do të dënohet, nëse zbulimet e Football Leaks do të konfirmohen. 

Bëhet fjalë për 60 milionë sterlina që grupi që zotëron City-n, Abu Dhabi United Group, i ka derdhur në arkat e klubit duke i deklaruara si sponsorizon nga Etihad. 

"Nëse gjithçka është shkruar është e vërtetë, mund të kemi një problem serioz përpara. Kjo mund të çojë në dënimin më të rëndë të mundshëm: përjashtim nga kupat e Europës. Klubi anglez ka deklaruar gjëra që rezultojnë jo të vërteta, sipas Football Leaks, ndaj tani do të verifikojmë gjithçka", tha Leterme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat